fbpx

Sulmohet seksualisht një e mitur në Kaçanik

nga Revista Kosovarja

Një person ka raportuar se një i dyshuar ia ka sulmuar seksualisht vajzën e tij të mitur.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 18:15, në Kaçanik.

Tutje bëhet e ditur se nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa rasti është nën hetim.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar seksualisht vajzën e tij viktimën kosovare -e mitur. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]