fbpx

Sulmoi bashkëshorten në shtëpinë e prindërve të saj, arrestohet nga policia

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës njofton se një rast i dhunës në familje ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në Prishtinë.

Sipas njoftimit, një person është arrestuar pasi për motive të panjohura e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, derisa e njëjta gjendej te prindërit e saj.

“Prishtinë 10.08.2022-10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti për motive të panjohura ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare -bashkëshorten e tij, e cila gjendej tek prindërit e saj”, thuhet në raportin policor.

Palëve (viktimës dhe të dyshuarit) u është ofruar tretman mjekësor.

Në konsultim me prokurorin, i njëjti pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]