fbpx

Sulmon nënën dhe motrën – 26 vjeçari përfundon në duart e policisë

nga Revista Kosovarja

Rastet e dhunës në familje po shënojnë rritje alarmante në Kosovë, me ngjarje të reja që raportohen pothuajse çdo ditë, ku viktima janë burra, gra, fëmijë e prindër. Një rast i tillë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet, ku një i ri dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj anëtarëve të familjes së tij.

Sinjali mëson se mëngjesin e sotëm në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë, një i ri ka ushtruar dhunë ndaj nënës dhe motrës së tij.

Sinjali mëson se i dyshuari A.K., rreth 26-vjeçar, pas një konflikti verbal, fillimisht ka sulmuar fizikisht nënën e tij, N.K., rreth 53-vjeçare, dhe më pas edhe motrën e tij, V.K., rreth 24-vjeçare. Viktimës Nexhmije Krasniqi i është ofruar ndihmë mjekësore në vendin e ngjarjes.

I dyshuari është arrestuar menjëherë nga patrulla policore dhe është dërguar në stacionin policor Qendra, ku është intervistuar bashkë me viktimat.

Me urdhër të Prokurorit Kujdestar për raste të dhunës në familje, ndaj tij është inicuar procedurë penale./Sinjali

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]