fbpx

Sultiash i pjekur

nga Revista Kosovarja

Sot ju sjelli një recetë tradicionale me shije të veçantë, Soltiash.

Përbërsit

100g oriz kokërrumbullakët
300ml ujë
1,5 litër qumësht
100g sheqer
një majë luge kripë
vanilje

Udhëzimet

Sultjash i pjekur e kam provuar per here te pare ne vitin 2018 ne Kemer te Turqise. Kujtoj qe me beri aq shume pershtypje, sesi nje embelsire kaq e thjeshte qe ne e gatuajme shume shpesh, vetem duke e pjekur ne furre i ndryshon komplet shija dhe tekstura. Duke qene se kisha qumesht te fresket nga ferma me shumice, e pergatita sot. Per me teper koha gri dhe me shi me beri qe ta shijoja akoma me shume. E shoqerova me kanelle, luleshtrydhe te fresketa dhe fleta bajamesh.

Hapat

1

Ziejme ne zjarr shume te ngadalte orizin ne uje me nje maje luge kripe. Orizi duhet te shperbehet plotesisht derisa “te ngjiti” ne ene.

2

Shtojme qumeshtin, sheqerin, vaniljen dhe vazhdojme zierjen edhe per te pakten 30-40 minuta duke e perziere shpesh. Sultjashi duhet te jete pak i holle, pasi gjate pjekies ka tendencen te trashet akoma edhe me shume.

3

E shperndajme sultjashin neper tasa rezistent ndaj nxehtesise (ose tava te vogla) dhe i vendosim ne nje tave te madhe. E mbushim taven gjysem me uje dhe e pjekim vetem ne pjesen e siperme te furres ne temperature 250°C derisa pjesa e siperme te marre ngjyre te kuqerremte.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]