Festivali “Sunny Hill” nuk do të largohet nga Prishtina. Kështu njoftuan Ministria e Kulturës dhe Komuna e Prishtinës përmes një komunikate të lëshuar të hënën.
Në datat e paralajmëruara që në fillim, “Sunny Hill” do të mbahet “në shtëpinë e vet”, në një lokacion që ende s’është bërë i ditur.
“Institucionet qëndrore dhe lokale bashkarisht, sipas mandatit që kanë do të ofrojnë mbështetje të plotë për edicionin e sivjetmë, i cili do të mbahet në një lokacion të përshtatshëm”, thuhet në komunikatë.
MKRS dhe Komuna njoftojnë se kanë gatishmërinë e përbashkët që ta gjejnë një zgjidhje të qëndrueshme për çështjen e shfrytëzimit afatgjatë të tokës.
“Synimi i përbashkët është që nga viti i ardhshëm, festivali Sunny Hill të organizohet në lokacionin e vet afatgjatë”, thuhet në komunikatë.
Sunny Hill Festival mbahet më 4, 5, 6 dhe 7 gusht 2022.