Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Supë e shijshme me lulelakër

nga Revista Kosovarja

Ky lloj supe përshtatet shkëlqyeshem me fruta arrore apo edhe bukë të thekur.

Përbërësit:

1 lulelakër
1 qepë
2 thelpinj hudhre
rozmarinë e freskët
gjethe trumze
2 lugë gjelle ajkë të thartë/shtalpë
1/2 l lëng supe
kripë dhe piper i zi

Qepën e grirë imët skuqeni në zjarr mesatar derisa të zbutet. Shtoni hudhrën e grirë imët, rozmarinën dhe trumzën. Shtoni copët e lulelakrës dhe lëngun e supës.

Moneytizer Paragrafi 4

Ziejini të gjitha derisa të zbutet lulelakra e më pas bluajini me mikser dore. Supën e bluar kthejeni në zjarr, shtoni kripë e piper sipas dëshirës. Në fund hidhini edhe dy lugë gjelle shtalpë. Lëreni të marrë një valë e më pas është e gatshme për konsumim. Ju bëftë mirë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]