fbpx

Supë krem me kungull të verdhë

nga Revista Kosovarja

Një nga më të mirat e supave krem; provoni supën me kungull të verdhë, patate e karota. Shihni videorecetën:

Përbërësit:

2 feta kungull i verdhë

2 Patate

1 Qepë e vogël

Piper i zi

Kripë

Arrë myshk

kanellë

Kaurdisim në tenxhere me pak vaj ulliri, qepën , patatet dhe kungullin e copëtuar. Shtojmë lëng perimesh dhe rregullojmë shijen me kripë, piper , arrë myshk dhe kanellë. I ziejmë derisa të zbuten plotësisht, e bluajmë me blender dhe e shërbejmë me vaj ulliri dhe bukë të thekur.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]