fbpx

Supë kremoze me patëllxhanë dhe speca për 4-6 persona

nga Revista Kosovarja

Kjo recetë mund të përgatitet pjesërisht një ditë më parë ! Eshte jo vetem e shendetshme, por edhe e shijshme dhe shume e lehte per ditet e nxehta te veres

Koha e përgatitjes për pjatën – 60 minuta

Përbërësit për 4-6 persona:

3 speca të kuq të mëdhenj
1 patëllxhan i madh
2 thelpinj hudhër të qëruar
2 lugë vaj ulliri
30 g margarinë vegjetale
1 qepë
1 lugë spec i kuq pluhur
1 lugë trumzë e grirë imët
200 ml salcë domatesh – jo me copa
2 lugë të vogla sheqer
750 ml lëng vegjetal i valuar (i përgatitur dhe me dado vegjetale nëse nuk keni kohë ta përgatitni vetë)
100 ml panë soje
kripë, piper
feta buke të thekura me spec të kuq pluhur

Përgatitja:
Ndezim furrën në 200° C.
1. Specat dhe patëllxhanët, të prerë në kubikë, i vëmë në një tavë me letër furre, duke i spërkatur me vaj ulliri dhe pak kripë. I pjekim për 20 minuta afërsisht ose derisa të shohim që janë zbutur. Perimet mund të piqen një ditë më parë.
2. Pas kësaj kohe, qepën e grirë në copa jo shumë të vogla dhe hudhrat, i skuqim në një tenxhere të madhe me gjysmën e margarinës, për pak minuta, derisa të shohim që qepa është zbutur. Shtojmë specin e kuq pluhur dhe trumzën dhe e lëmë në zjarr edhe për
2 minuta të tjera. Shtojmë perimet e pjekura, sheqerin, lëngun e perimeve dhe salcën e domateve.
E lëmë të ziejë në flakë të ulët për të paktën 20 minuta.
Pas kësaj kohe, i grijmë me frulator bashkë me lëngun e tyre në tenxhere, aty ku janë, ose në blender. Shtojmë panën, margarinën që na ka mbetur, kripë e piper sipas dëshirës. I përziejmë me lugë druri dhe e shërbejmë menjëherë, duke e spërkatur sipër me spec të kuq pluhur, fara të ndryshme që keni ju dhe feta buke të thekura, të spërkatura me pak spec të kuq.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]