fbpx

Supë me bizele

nga Revista Kosovarja

Supë me bizele, pak kalori dhe zero kolesterol!

Përbërësit
500 gram bizele
750 ml lëng pule
120 ml ajkë qumështi
250 gram gjoks pule
60 gram gjalpë
1 qepë
Kripë dhe piper.

Udhëzimet
Në një tenxhere me gjalpë skuqni qepën. Shtoni bizelet, lëngun e pulës dhe i lini të ziejnë për 15 minuta. Prisni të ftohen pak dhe me një blender dore i bëni pure.
Tani shtoni nenexhikun, ajkën e qumështit, kripën dhe piperin. I trazoni mirë.
Ndërkohë skuqni gjoksin e pulës me pak gjalpë në një tigan dhe nga fundi shtoni edhe 1 fetë buke, të prerë në kubikë.
Shërbejeni supën duke i shtuar sipër 1 gjethe nenexhik dhe bukëzat e thekura.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]