fbpx

Supë me brokoli

nga Revista Kosovarja

Përbërësit: 1 brokoli, 1 patate, 1 lugë gjelle vaj ulliri, 1/2 gotë panna për gatim, 1 degë majdanozi, kripë dhe piper.

Përgatitja: Në fillim pastroni brokolin dhe pataten. I prisni ato në copa të vogla.Vendosini për të zierë për rreth 15 minuta. Më pas i kaloni në blender derisa të marin formën e një pureje. Masën e krijuar e kaloni në një tigan, në zjarr mesatar. Sipër i shtoni një lugë gjelle vaj ulliri, kripë, piper dhe i trazoni mirë. Pas 5 minutash i shtoni panna-n. Nëse nuk doni ta shijoni në pjatë, provoni si më poshtë: merrni një bukë të rrumbullakët. Hiqini pjesën e sipërme dhe tulin e shtoni një garuzhde nga supa me brokoli që përgatitëm. Sipër i vendosni një gjethe majdanoz. Koha për ta shijuar!

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]