fbpx

Supë me kërpudha dhe kos

nga Revista Kosovarja

Receta e shef Renatos propozon që të përdorni kërpudha të llojeve të ndryshme por do të jetë pothuajse njësoj e shijshme edhe nëse e gatuani vetëm me një lloj, ato që mund të gjeni më lehtë e me çmimin më të mirë në treg!

Për 4 persona

Përbërësit:

500g kërpudha mix, 100g gjalpë, 100g qepë të thata, ½ gotë verë e bardhë, 2 lugë kos, 2 thelpinj hudhra, 500ml lëng pule.

Përgatitja:

Në një tigan të madh skuqim qepën me gjalpë dhe pasi të jetë zbutur pak shtojmë kërpudhat, kripën, piperin dhe hudhrat. Vazhdojmë skuqjen ngadalë dhe pas disa minutash i shuajmë me verën e bardhë. Pasi të avullojë vera, shtojmë lëngun e pulës dhe e lëmë supën të ziejë për 20 minuta. Pasi të ketë zierë, e kalojmë supën në mikser dhe e shpërndajmë nëpër pjata.

Në fund e zbukurojmë supën me pak kos të freskët. Shërbehet e ngrohtë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]