fbpx

Supë me midhje dhe perime

nga Revista Kosovarja

Midhjet ose pëlqehen shumë ose nuk pëlqehen fare. Ata që bëjnë pjesë në kategronië e parë, kanë recetën e duhur.

Përbërësit për 4 persona:

● 1 kg midhje të pastruara, por me guaska
● 2 gota lëng zarzavatesh ose verë të bardhë
● 400 ml qumësht kokosi
● 1 lugë kafeje Curry ose sipasdëshirës(spërkateni pjesë-pjesë )
● 4 karota

● 5 qepë të njoma

● 2 degë selino
● 2 cm xhenxhefil i freskët
● 2 thelpinj hudhër ● 60 g gjalpë
● majdanoz i freskët
● kripë sipas dëshirës
● feta buke të zezë

Përgatitja:

1.Zarzavatet i qërojmë dhe i presim në kubikë të vegjël.

2.Vendosim në sobë një tenxhere me pak gjalpë dhe skuqim aty zarzavatet bashkë me hudhrën dhe xhenxhefilin, të cilat i shtojmë pasi i kemi shtypur me shtypësin e hudhrave. Shtojmë më pas lëngun e valuar(ose verën), Curry-n dhe midhjet. Pas 10-15 minutash, guaska e midhjeve do të hapet dhe në këtë moment do të shtojmë qumështin e kokosit. I lëmë të marrin valë së bashku me qumështin dhe pas pak minutash fikim sobën. I lëmë në tenxhere për disa minuta dhe më pas i shërbejmë me majdanoz të freskët dhe feta buke të thekura.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]