Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Supë me perime

nga Revista Kosovarja

Supa, përvec se na shëron edhe na kujton kohërat kur të gjithë jemi mbledhur dhe kemi ngrënë bashkë me familjen.

Përbërësit:

2 qepë
1/2 selino
2 karrota
125 gr spinaq
1 lugë gjelle margarinë
1 l lëng mishi
2 copa suxhuk
1 tufë magdanoz
1 filxhan bizele të ngrira
kripë

Selinon, qepën dhe karrotën qërojini dhe prijini në copa të mëdha. Spinaqin lajeni dhe prijeni për së gjati. Margarinën shkrijeni në tenxhere e pastaj shtojani perimet. Kaurdisini shkurtimisht për 5 minuta. Shtoni lëngun e mishit dhe vazhdojeni zierjen edhe për 15 minuta të tjera. Barishtet lajini, prijini imët dhe shtojani suxhukut të prerë. Kriposini e më pas formoni toptha të vegjël. Topthat e formuar shtoni tek supa me perime bashkë me bizelen dhe ziejini bashkë. Supa është e gatshme në momentin që topthat dalin në sipërfaqe të supës. Ju bëftë mirë.

Moneytizer Paragrafi 4

Leave a Comment

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]