fbpx

Super festë me alkool dhe dhurata luksoze nga nëna, vajza e Fjolla Morinës feston 18-vjetorin e lindjes

nga Revista Kosovarja

Në familjen e Fjolla Morinës ka pasur festë për një datë speciale.

Vajza e saj e madhe, Lediana ka festuar ditëlindjen e saj të 18-të dhe janë kujdesur që kjo ditë të mbetet e paharruar për të.

“Urime për vajzën time. Princesha ime, gëzimi im i parë… Ti që jetën time ma gëzove… dashuria më e rrallë, që me ardhjen tënde ma mundësove gëzimin sa herë. Urime dhe urimet më të mira për vajzën time të bukur, e cila ka një ditëlindje të mrekullueshme, sot 18 vite’’, ka shkruar Fjolla.

Vajza e këngëtares ka një Instagram mjaft të populluar ku e ndjekin 11 mijë persona dhe nga aty ka ndarë pamjet e festës së 18-vjetorit me shoqërinë ku alkooli është konsumuar në masë.

Ajo ka treguar dhe disa dhurata ku nuk kanë munguar bizhuteritë me guri dimanti dhe një prej tyre ishte dhuratë nga e ëma, Fjolla Morina.

Vitet kalojnë mirëpo ti mbetesh personi më i dashur në jetën time, andaj sot festo princesha ime. Për vajzën e cila më ndihmoi të kuptoj fefunicionin e jetës në thelb. Urime vajza ime 18-vjetorin”, shkruan Fjolla.

Gjithashtu nuk ka munguar as urimi i bashkëshortit të këngëtares, Fisnik Syla. Ky i fundit ka postuar në “Instasatory” një foto të vajzës së Fjollës dhe në të shkruan: “Urime ditëlindjen Ledi. Të urojmë një vit të mbarë plot shëndet, paqe, fat e lumturi”.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]