fbpx

Super-truk me të cilin nuk do të detyroheni shpesh ta shkrini frigoriferin

nga Revista Kosovarja

Me këtë truk të vogël, akulli më nuk do të grumbullohet lehtë në frigorifer.

Edhe pse frigoriferët e rinj të shumtën kanë teknologjinë, e cila nuk lejon krijimin e akullit nëpër mure të frigoriferit, një numër i madh i qytetarëve tanë akoma i kanë frigoriferët e vjetër dhe rregullisht i pastrojnë nga akulli.

Për ta penguar grumbullimin e tij, shkrini frigoriferin dhe frigoriferin me ngrirje të thellë, pastroni, thani muret me leckë të thatë dhe pastaj lyeni lehtë me vaj.

Kjo do të vështirësojë dukshëm krijimin e akullit nëpër mure të frigoriferit.

Meqenëse akulli krijohet për shkak të tepricës së lagështisë në frigorifer, mbyllni mirë të gjitha qeset të cilat i vendosni në të, në mënyrë që sa më pak lagështi të dalë nga to.

Me përdorimin e qeseve me mbyllës dhe enëve me kapakë do të pengoni formimin e akullit në frigorifer, ndërkaq me nxjerrjen e ajrit nga qesja do të pengoni formimin e akullit në brendinë e qeses.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]