Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bëre të ditur se ka nënshkruar udhëzimin administrativ me kërkesë të “Trepçës”, më qëllim të rritjes së kapaciteteve nxjerrëse të xehes.
Ky udhëzim administrativ do të mundësojë trajnimin dhe certifikimin e minandezësve nga institucionet e Kosovës.
Sveçla për fund shkroi se do të ndërmarrin çdo hap të nevojshëm që ndërmarrja “Trepça” të ngrihet e të zhvillohet.
Postimi i plotë:
Me kërkesë të “Trepçës”, me qëllim të rritjes së kapaciteteve nxjerrëse të xehes në minierën e Stan Tërgut, sot kam nënshkruar udhëzimin administrativ përmes së cilit mundësohet trajnimi dhe çertifikimi i minandezësve nga institucionet tona, aq sa do të jenë të nevojshëm për “Trepçën”.
Falënderoj grupin punues që në afat rekord kanë punuar këtë dokument të rëndësishëm që ka adresuar në plotni kërkesat e punonjësve të “Trepçës”.
Si qeveri do të ndërmarrim çdo hap të nevojshëm që “Trepça” të ngritet e të zhvillohet.