Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Sveçla përkujton policin Triumf Riza në 17-vjetorin e vrasjes

nga Revista Kosovarja

Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla ka përkujtuar sot në 17-vjetorin e vrasjes, zyrtarin policor Triumf Riza.

Mbi artikull

Sveçla ka thënë se e ka njohur personalisht policin Trium Riza, të cilin e ka vlerësuar lartë për përkushtimin për sundim të ligjit dhe luftim të pakompromis të krimit e bandave kriminale që vendi ynë u përball me vite, transmeton Zeri.info.

Shkrimi i plotë i Sveçlës:

17 vite më parë, në qendër të Prishtinës, me breshëri plumbash nga dora e grupeve kriminale të asaj kohe u vra zyrtari policor Triumf Riza.

Moneytizer Paragrafi 4

Përveç që kam pasur mundësinë ta njoh personalisht Triumfin, të gjithë kolegët që kanë punuar me të e vlerësojnë lartë shërbimin e tij me vullnet e shumë përkushtim për sundim të ligjit e luftim të pakompromis të krimit e bandave kriminale që vendi ynë u përball me vite.

Jemi dëshmitarë se ende nuk është vendosur drejtësia e plotë me këtë rast, gjë që na obligon të gjithëve që të punojmë pandalshëm që ajo të ndodhë jo vetëm si shpagim për krimin e bërë por edhe si parandalim që kohërat e situatat e tilla të mos na përsëriten më.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]