Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Sveçlës i dalin kundër në komente qytetarët dhe përkrahësit e VV-së

nga Revista Kosovarja

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla akuzoi sot publicistin dhe profesorin univeristar, Milazim Krasniqi, se ka gisht në organizimin e protestave kundër vendimeve të MSH-së, e që ndërlidhen me faljen e namazit në sheshin e Prishtinës.

Një deklaratë e tillë e Sveçlës nuk u mirëprit aspak nga njerëzit, të cilët mllefin dhe pakënaqësinë e tyre, e kanë shprehur haptaz edhe përmes komenteve në postimin e Sveçlës, shkruan lajmi.net.

Në mesin e tyre ka edhe përkrahës të VV-së, të cilët kanë akuzuar Sveçlën për reagime selektive, pasur parasysh heshtjen e tij për tubimin e para disa ditëve të VV-së.

“Jom me VV amo qekjo sjellje spom plq, perderisa skeni bo zo per 500 vete at dite tash veq mundeni mu bo spektatore”, ka shkruar një komentues.

Moneytizer Paragrafi 4

Në këtë kuadër ishin edhe shumica e reagimeve të komentuesve të tjerë, të cilët kanë kërkuar llogari nga Sveçla për faktet e ofruara në këtë deklaratë.

E pas këtyre akuzave të Sveçlës, reagoi edhe profesori Krasniqi.

Ai tha se këto deklarata janë gënjeshtra, dhe se kreu i BIK-ut, Naim Tërnava dhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla janë lëshuar në një fushatë të pandershme.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]