fbpx

Syla i reagon Abazit: Ec more pallavraxhi, ti je veç një llaskuç që i je kap VV’së

nga Revista Kosovarja

“Llaskuc” dhe “pallavraxhi” ishin cilësimet e gazetarit dhe opinionistit Valon Syla, ndaj Haki Abazit, i cili doli në një konferencë sensacionale për media ku denoncoi një sërë ndodhish brenda Lëvizjes Vetëvendosje dhe qeverisjes së Kryeministrit Albin Kurti, shkruan Insjaderi.

Tërë denoncimet që bëri Abazi ndaj ndodhive në Qeveri, Parti, dhe Grup Parlamentar, Syla i sheh si pasojë “inatit që ja rrasën Hakisë Vetëvendosja”.

“Kjo performancë e Haki Abazit duket që është veç reflektim i inatit për inicim e shkarkimit të tij nga Kurti”, vlerësoi Syla.

“Sa i përket ankesave për demokraci brenda VV, kishe si paska ditë Hakia para se me hi në VV, cilësinë e dobët të demokracisë aty dhe autoritetin papal të Kurtit. Por atëherë ishte Zv. Kryeministër dhe heshte se kishte pushtet. Ndërsa, tash pa pushtet e ministri, paska kishe edhe do video, që njoni te koka afru te mostra e rastit Dehari që poashtu të njejtat mostra nuk konfirmojnë ku me ditë se çka… edhe nuk tha se ka fakte, por ja merr mendja që janë fakte për prokurorinë se është ‘afru njoni’ te mostrat e famshme”.

“Krejt kjo është një zhurmë e inatit që ja rrasën Hakise Vetëvendosja, ende pa ja nisë me marrë pushtetin Kurti. Kështu si Hakia ka plotë në VV, që kanë prite 2 vjet me marrë naj copë pushtet e kur nuk e marrin bohen hulumtues, patriot, filikaqa dhe përniherë dashamirë të interesit publik”.

“Leni kopallat. Te shpija”.

“Ani a e nive, tha atë ditë që më ka sha Vucici, Vetëvendosja përnihere nisi shkarkimin tim. Ec more pallavraxhi, ti je vec një prej llaskucave që ju kap VV’së e ra i përzont… tash çka, opozitë qytetare apet a?”

“Tash, mas teje i presim tjerët… hajde 51%. Jepni mas Hakisë”, shkroi Valon Syla.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]