fbpx

Tadiq: Me këtë marrëveshje, Kosova fiton gjithçka e Serbia asgjë

nga Revista Kosovarja

“Nënshkrimi i Marrëveshjes franko-gjermane nuk do të ishte akti i njohjes zyrtare të pavarësisë së Kosovës, por pa dyshim do të ishte akt i njohjes zyrtare të pavarësisë së Kosovë si realitet politik”, ka deklaruar Boris Tadiq, ish-presidenti serb dhe lideri i Partisë Demokratike serbe për gazetën serbe “Danas” duke shtuar se Vuçiqi në deklaratën pas takimit thjesht anashkaloi të tregojë disa aspekte kryesore të takimit.

Kur u pyet për të komentuar deklaratat kontradiktore që u dëgjuan të hënën në mbrëmje, Tadiq u përgjigj se Vuçiq dhe Borrell nuk kanë deklarata kontradiktore, por Vuçiq thjesht anashkaloi për të paraqitur disa aspekte kyçe të takimit.

“Në fakt, ai me këmbëngulje pretendon se ende duhet të arrihet një plan implementues për të krijuar përshtypjen në opinion se nuk ka ndodhur asgjë domethënëse dhe nuk thotë se edhe ai edhe Kurti e kanë pranuar përmbajtjen e marrëveshjes ashtu siç u publikua mbrëmë. Ai po mundohet të krijojë konfuzion në opinion dhe se dalëngadalë po i “fut qytetarët tanë në ujë të ftohtë”, pretendon ish-presidenti serb, transmeton Paparaci.

Ai ka shtuar se promovimi i sotëm i donacionit të BE-së ka për qëllim përgatitjen e publikut për nënshkrimin e një marrëveshjeje që e trajton Kosovën si shtet të pavarur dhe nuk e pengon anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare, përfshirë OKB-në.

“Manipulimi që do të jemi dëshmitarë në ditët në vijim do të reduktohet në lartësimin e Asociacionit si një arritje të madhe dhe të përfitimeve materiale që Serbia do të ketë nga braktisja e interesave të saj “legjitime kombëtare” në Kosovë”, shpjegon Tadiq dhe shton se kjo nuk është një marrëveshje që ofron kompromis, sepse nga teksti i marrëveshjes, shihet qartë se marrëveshja ekskluzivisht është drejtuar në të mirën e Kosovës dhe se me nënshkrimin e një marrëveshjeje të tillë, Serbia po jep gjithçka dhe nuk po merr asgjë”.

Ai mendon se është tragjike që regjimi e paraqet Asociacionin si parakusht për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, duke krijuar kështu përshtypjen se është diçka që e merr pala serbe. Dhe e vërteta është se Asociacioni sido që është, është dakorduar me nënshkrimin e Marrëveshjes së Brukselit, e jo me këtë marrëveshje.

“Pra për dy marrëveshje me të cilat gjithçka i lihet palës shqiptare, Serbia merr Asociacionin, që ende askush nuk e di saktësisht se çfarë do të thotë, por është e sigurt që sigurisht që nuk është një institucion që siguron mbijetesën afatgjate të popullit serb në Kosovë dhe mbrojtjen e interesave të qytetarëve tanë. Në fund të fundit këtë e vërtetojnë edhe zyrtarët e pesëshes të cilët thonë qartë se Asociacioni nuk mund të ketë kompetencat që i ka Republika Serbe në BeH”, ka thënë ish-presidenti serb, Boris Tadiq.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]