Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se për katër vjet përfaqësues të shtetit, përfshirë edhe kryeministri Albin Kurti kanë përdorur gjuhë fyese gjatë zyrtarëve të administratës amerikane.
Ai këto komente i bëri në “Pressing” të T7 ku tha se edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka përdorur gjuhë të rëndë.
Sipas tij, kjo gjuhë nuk do të duhej të lejohej në një odë burrash në fshatin e tij, lërë më ndaj shtetit që ka çliruar Kosovën, thotë Tahiri.
Këto komente Tahiri i bëri teksa komentoi fitoren e Donald Trump dhe kritikoi Qeverinë Kurti për qasjen në raport me SHBA-të.
“Për 4 vjet, Ka një sulm të drejtpërdrejtë të përfaqësuesve të shtetit, nga kryeministri i vendit ndaj sekretarit të shtetit, nga ministrja e Punëve të Jashtme e cila e godet presidentin aktual, Grenellin e shumë të tjerë me gjuhë e cila nuk do të ishte gjuhë e lejueshme në një odë burrash fshat teme, e lërë më një gjuhë aq ofenduese për një shtet që të ka çliru shkurt e shqip”, ka thënë Tahiri.