fbpx

Takimi Kurti-Vuçiq vazhdon ende, Bashkimi Evropian publikon pamje të reja

nga Revista Kosovarja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke qëndruar në Bruksel në kuadër të takimeve me palën serbe sa i përket dialogut Kosovë-Serbi.

Kurti sot është takuar me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian, Joseph Borrell, si dhe emisarin evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Pas kësaj, një takim tjetër është zhvilluar në mes Kurtit si dhe presidentit serb, Aleksandar Vuciq, takim ky i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Duhet përkujtuar që deri më tani nuk janë dhënë detaje nëse takimi ka përfunduar, pasi që nuk ka patur ende asnjë deklarim nga zyrtarët e BE-së.

Një deklarim i mundshëm është paralajmëruar të bëhet nga shefi për Politikë të Jashtme dhe Fqinjësisë, Joseph Borell, pas përfundimit të takimit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]