fbpx

Takohen dy delegacionet e Forcave Tokësore të Kosovës dhe Shqipërisë

nga Revista Kosovarja

Komandanti i Forcave Tokësore, Hysen Dreshaj, ka pritur në vizitë delegacionin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë të kryesuar nga komandanti i Forcave Tokësore, gjeneralmajor Ilir Xhebexhia.

Në një komunikatë për media, bëhet e ditur se gjeneral Dreshaj njoftoi homologun e tij me të arriturat dhe sfidat e KFT-së, ngritjen e kapaciteteve luftarake, gjithashtu diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit në mes të dy forcave me fokus trajnimet dhe stërvitjet e përbashkëta.

“Gjeneralët shprehën gatishmërinë e tyre për një bashkëpunim në fusha të interesit të përbashkët, në ngritjen e kapaciteteve dhe kontributin e tyre në të mirë të të dyja vendeve dhe interesit të përgjithshëm në të mirë të paqes në rajon dhe më gjerë”, thuhet në njoftim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]