fbpx

Takohen Kurti e Osmani, kandidatja për presidente i uron detyrën e re

nga Revista Kosovarja

Sot, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti në takim deputeten e Kuvendit të Kosovës dhe Presidenten në ardhje të Republikës, Vjosa Osmani.

Osmani uroi Kryeministrin Kurti për detyrën e re dhe i dëshiroi atij dhe kabinetit qeveritar suksese në përmbushjen e zotimeve dhe tejkalimin e sfidave.

Kryeministri Kurti e falënderoi Osmani dhe shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunim institucional për shtetndërtim demokratik dhe progres të gjithanshëm të vendit tonë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]