fbpx

“Tandek” ofron në Kosovë 15 bursa për studime në Amerikë me 29 janar

nga Revista Kosovarja

Amerika është vendi i ëndrrave, mundësive, të ardhmes së ndritur. Qindra mijëra të rinjë ëndërrojnë për studime në SHBA, pasi atje gjenden kolegjet dhe universitetet me cilësinë më të mirë në arsim dhe edukim.

Por, studimet në shkolla prestigjioze kushtojnë shumë, andaj shpesh shpëtimi më i madh mbetet bursa. Si të fitohet një bursë?

A keni dëgjuar për Tandek”?

“Tandek Exchange your mind”, është një agjenci e cila ofron shërbime për programe që kanë në qendër kryesisht studentët shqiptarë të cilët dëshirojnë të përfitojnë përvoja të shkëmbimit kulturor, të formohen dhe kualifikohen jashtë Shqipërisë që të jenë të përgatitur të përballen me sfidat dhe dinamikën e globalizimit. Misioni i “Tandek” është që nëpërmjet programeve të ndihmojmë njerëzit të kuptojnë, përthithin njohuri dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre në mënyrë që të jetojnë në harmoni me diversitetin e Botës dhe t’u bëjnë ballë sfidave të globalizimit.

Tandek u themelua në Shkurt 2013 dhe vazhdon të operojë suksesshëm si agjenci që siguron cilësi, besueshmëri, korrektësi dhe seriozitet në shërbimet që ofron. Tandek siguron profesionalizëm, korrektësi dhe besueshmëri në shërbimet që ofron.

Ajo që ka shumë rëndësi të thuhet dhe që është në interes të të rinjëve, është se “Tandek” negocion bursa për studentët të cilët duan të studiojnë ne Universitetet dhe kolegjet Amerikane. Bursat akordohen në shtetin e Minesotas në më shumë se 34 drejtime.

“Tandek”, ka në dispozicion 15 bursa për shtetasit e Kosovës. A nuk është ky një lajm fantastik?

Kriteret për të fituar bursa shkollimi janë rezultatet e mira akademike, njohja e gjuhës angleze ( IETLS. TOEFL, Duolingo).

“Tandek” kryen aplikime per studentin ne universitete/kolegje te ndryshme duke i akorduar një bursë deri ne 95% e tarifes së studimit.

Lajmi i madh është se “Tandek” po vjen në Prishtinë për të organizuar një event ku studentët do të informohen për mundësinë e përfitimit të bursave, për kriteret e aplikimit, afatet për aplikime, historitë e suksesit përgjatë këtyre viteve, e shumë të tjera. Eventi do të mbahet në “Swiss Diamond Hotel” me 29 Janar nga pra 17.00-19.00.

Për të marrë pjesë në eventin e Kosovës, studentët duhet të regjistrohen nëpërmjet linkut:

https://share.hsforms.com/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]