fbpx

“Tanushaj Resort” senzacioni më i madh i këtij viti në Shëngjin

nga Revista Kosovarja

Të shkosh në Shëngjin për të jetuar një pushim fantastik, të një niveli tjetër.

Po, është e mundur!

Shëngjini është pasuruar me një resort luksoz dhe me kapacitete të larta, për të pranuar të gjithë ata që duan të kalojnë bukur dhe të ndihen rehat.

“Tanushaj Resort” në Kune të Shëngjinit në muajin korrik ka hapur dyert për mysafirët, për të gjithë ata që ishin në kërkim të një adrese ku kalohet në mënyrë ideale. Në një kohë rekorde “Tanushaj Resport” është bërë adresa e qindra e mijëra pushuesve, të cilët këtë vend të mrekullueshëm në arkitekturë, arredim dhe shërbim, e kanë parë ai atraksion. Në fakt i tillë është: senzacioni i fundit në Shëngjin.

Resorti ka brenda vetes hotelin me pamje madhështore, restaurantin elegant, pishinat atraktive dhe mbi të gjitha pritjen që të le pa fjalë. Një armatë njerëzisht të angazhuar për të qenë plotësisht në dispozicion të çdo kërkese të mysafirëve. Kjo të lë pa fjalë!

Dhomat janë të kategorive të ndryshme, duke filluar nga ato çift, familjare, e deri tek suitat mbreslënëse. Ajo që bie në sy është shija e mirë dhe aspak komerciale e mobilimit, që plotësohet denjësisht me komoditetin e shtretërve dhe funksionalitetin e të gjjtha elementeve përcjellëse brenda dhomës.

Pishina e “Tanushaj Resort” ka pamje egzotike, por edhe moderne. Është një kombinim që sa të qon në një vend tropikal, sa në një vend ekstra luksoz.

Restauranti i standardeve evropiane, me shërbim ekskluziv dhe meny të pasur, është totalisht në dispozicion të atyre që duan të provojnë gatime me shije të përsosur, përgatitur nga mjeshtra të kuzhines. Edhe menuja e pijeve dhe kokteleve është e bujshme dhe që nuk do tiu lë indiferent. Të shijosh një koktel egzotik me pamje nga pishina ose deti, është diçka përtej imazhit që do ta hidhni në Instagram, është eksperiencë unike dhe jo vetëm.

Pamja kah deti mbetet panorama më e mirë dhe më relaksuese që ju ndeshin sytë. Plazhi është komshija më i afërt i resportit dhe është një dashuri e vërtet. Thonë: Pranë detit, pranë mbretit.

“Tanushaj Resort” synon bindsham që të kthehen në vendin e familjes suaj, oazen e relaksit, qetësisë dhe pushimeve të pa harruara.

E vlen!

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]