Vesa Vllasaliu dhe Mirlind Daku janë ndër personazhet më të përfolur në rrjetet sociale kohët e fundit.
Dyshja kanë dhënë disa sinjale që lënë të kuptohet se po shijojnë një romancë, ndërsa veprimi i fundit i futbollistit duket se konfirmon gjithçka.
Vesa ka publikuar disa fotografi ku shfaqet e kuruar deri në detaj, e veshur me një fustan elegant të zi. Në mesin e shumë pëlqimeve, bie në sy edhe ai i Mirlindit një gjest i vogël, por me shumë kuptim, që duket se e bën tashmë pëlqimin e tij publik.
Andaj nuk munguan edhe reagimet e shumta nga ndjekësit.