Sezoni i verës sapo është bërë më i nxehtë falë bashkëpunimit të fundit mes këngëtarit të njohur Taulant Bajraliu, dhe Sofies.
Dyshja ka publikuar projektin më të ri muzikor të titulluar “Nusja djalit tem”, një këngë që ka marrë menjëherë vëmendjen e publikut dhe po bën bujë në rrjetet sociale, shkruan “Kosovarja”.
Kënga është pritur jashtëzakonisht mirë nga adhuruesit e muzikës shqiptare se këngëtarit.
Taulanti dhe Sofia duket se kanë gjetur një harmoni të veçantë artistike në këtë duet, duke sjellë një atmosferë familjare dhe plot emocione.