fbpx

Taylor Swift shkruan histori, renditet me shtatë albume në të njëjtën kohë në “Billboard 200”

nga Revista Kosovarja

Taylor Swift është bërë artistja e parë që ka shtatë albume që renditen në top 40 të Billboard 200 në të njëjtën kohë.

Shtatë albumet e Swift janë aktualisht në listë për javën e 1 prillit, përveç kësaj arritjeje, albumi i saj më i ri, “Midnights”, tani renditet i treti në tabelë.

Këngëtarja, e cila së fundmi performoi për herë të parë “Cowboy Like Me” në turneun e saj “Eras”, është artistja e dytë dhe e para person i gjallë që ka shtatë albume në top 40 të gjithë menjëherë, e para është Whitney Houston.

Këngëtarja e ndjerë arriti të njëjtin nivel suksesi pas vdekjes së saj në 2012, shkruan DailyMail.

Këngëtarja është aktualisht në mes të turneut të saj të shumëpritur “Eras”, i cili filloi në Glendale, Arizona në fillim të këtij muaji.

Turneu i saj i mëparshëm, “Reputation Stadium Tour”, u zhvillua në vitin 2018 dhe fitoi afro 350 milionë dollarë nga fansat, sipas Billboard.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]