fbpx

Tayna e bënë ujë, e Dafina flet për plasje ujërash…

nga Revista Kosovarja

Reperja e njohur shqiptare Tayna po vazhdon të dëshmojë se është një nga emrat më të fortë në skenën muzikore shqiptare dhe më gjerë.

Artistja nga Prizreni është sërish në krye të toplistave të këngëtarëve më të dëgjuar dhe më të kërkuar në tregun muzikor.

Pas suksesit të vazhdueshëm me projektet e fundit, Tayna ka paralajmëruar se nesër do të publikojë këngën e re me titull “Ujë”, shkruan “Kosovarja”.

Përveç muzikës, Tayna është duke bërë bujë edhe me paraqitjet e saj në Instagram, ku ditët e fundit ka postuar disa foto tejet të nxehta, duke treguar format e saj dhe duke marrë komente të shumta nga ndjekësit.

Duket se vera e 2025-ës do të jetë sërish nën ritmin dhe stilin e saj të veçantë. Fansat janë në pritje për të dëgjuar “Ujë” dhe për të parë se çfarë surprizash ka përgatitur Tayna këtë herë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]