fbpx

Tayna i befason me ‘twerkun’ në koncertin në Prizren

nga Revista Kosovarja

Me lirimin e masave ndaj COVID-19, artistët shqiptarë kanë filluar me mbrëmje e koncerte të ndryshme.

Të njëjtit pas më shumë se një viti janë rikthyer për të performuar para publikut e fansave – teksa ka qenë një pauzë e gjatë.

https://www.instagram.com/p/CQwAEo5gqMA/?utm_source=ig_web_copy_link

Megjithatë, së fundmi reperja Tayna ka qenë e pranishme në një koncert në Prizren derisa gjatë interpretimit nuk ka munguar edhe paraqitja skenike.

Tayna duket atraktive në një nga videot e fundit duke bërë ‘twerk’ në koncert

Në një nga videot që ka shpërndarë në Instagram, Doruntina Shala (emri i vërtetë) shfaqet në top formë duke bërë ‘twerk’.

Kjo ka bërë që të komentohet në masë të madhe, meqenëse shquhet për linjat trupore.

Tayna këtë kohë ka qenë shumë aktive dhe e angazhuar me projekte muzikore, marrë parasysh që vetëm pak ditë më parë solli këngën e re “La Boca”.

Projekti u prit mirë dhe deri më tani ka kaluar shifrën e mbi tre milionë klikimeve.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]