Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Tayna i ka dy fjalë për Dafina Zeqirin

nga Revista Kosovarja

Duket se Tayna dhe Dafina Zeqiri i kanë prishur keq raportet.

Mbi artikull

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri dhe rep-artistja Tayna, duket se i kanë prishur keq raportet mes vete.

Ato tani nuk e ndjekin më njëra tjetrën as në Instagram.

Madje me disa postime në pikërisht këtë rrjet social duket se e kanë thumbuar njëra-tjetrën.

Moneytizer Paragrafi 4

Pas zhurmës së krijuar në media duke u aluduar se diss-i i saj i dedikohet Dafinës, Tayna ka postuar një Instastory.

“Njerëzit që të kanë bërë keq do të mendojnë gjithmonë se postimet tuaja janë për ta!”, thuhet në postim.

Më pas nuk ka munguar edhe një postim nga Dafina Zeqiri i cili mendohet se është pikërisht kundërpërgjigje për Taynën.

Rreth një orë më vonë nga ky postim, Dafina duket se është kundërpërgjigjur me një Instastory, ku ka publikuar foton e Stan, protagonist në videoklipin e Eminem.

Në këngë, Stan i shkruan reperit se e ka idhull, por pasi ky i fundit nuk i kthen përgjigje, ai humb jetën në aksident me makinë.

Se çfarë do të ndodh tutje, mbetet të shihet së shpejti.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]