fbpx

Tayna, mos hyn n’gjynah, mos u fotografo para iftarit

nga Revista Kosovarja

Reperja kosovare nuk është e zjarrtë vetëm me tekste, por edhe me poza të shumta që poston, ajo njihet për stilin e saj të veçantë dhe shkëlqen në të gjitha paraqitjet.

Fjala është për Doruntina Shala – Tayna, e cila pothuajse me secilin postim në rrjete sociale arrin të marrë vëmendje me pozat e saj provokuese, shkruan “Kosovarja”.

Së fundi ajo ndodhet për pushime në Maldives dhe nga atje ka sjellë për fansat e ndjekësit e saj imazhe të shumta, ku shumica prej tyre provokuese.

Në fotografitë e fundit ajo shfaqet vetëm me bikini, duke treguar kështu linjat perfekte trupore dhe flokë dredha, që i shkojnë shumë.

Pëlqimet dhe komentet kanë qenë të shumta, në mesin e të cilave edhe ankesa e kërkesa nga ata që agjërojnë.

Nuk kanë faj, apo jo? /Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]