Doruntinë Shala është vajza nga Prizreni, ndryshe të gjithë e njohin me emrin Tayna.
Tayna është ndër rep artistet kosovare që po bën nam edhe në vendet tjera të botës, shkruan “Kosovarja”.
Me siguri pas nënshkrimit të kontratës me Sony Music e presin sukseset e ngjashme me të Era Istrefit.
Siç dihet Tayna është e vetmja vajzë në shtëpi, ndaj si figurë publike që është përveç jetës profesionale edhe ajo private zgjon kureshtje.

Së fundmi, ajo ka treguar se është shumë e përkushtuar ndaj prindërve të saj, ajo po i bën ata me shtëpi të re gjë që kemi parë edhe pamje.
Por, me siguri keni dëshirë ta njihni nënën e saj. E re, e bukur sikur të ishte motër e Taynes, e jo nëna saj, ja kështu duket./Kosovarja/


