fbpx

Tayna në lidhje dashurie?

nga Revista Kosovarja

Tayna sot në Instagram ka bërë një pyetësor, ku i kanë ardhur shumë pyetje nga ndjekësit e saj.

Rap-artistja është një ndër emrat më të komentuar në mediat rozë, si për jetën profesionale ashtu edhe për atë private. shkruan “Kosovarja”.

Një ndër pyetjet, të cilës këngëtarja ka vendosur t’i jap përgjigje është “A je single?”.

Përgjigja e saj ka lënë të nënkuptuar, se po është beqare.

Kujtojmë se projekti i fundit muzikor i reperes është “Magdalena” në bashkëpunim me Flori Mumajesin.

Ndër të tjera ajo ka bërë me dije se këtë vit ajo do të jetë shumë aktive në muzikë, pasi ka përgatitur edhe shumë këngë të tjera. /Kosovarja/

 

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]