Ditën e djeshme në mesnatë, ashtu siç kishte paralajmëruar, Tayna publikoi projektin e ri muzikorë, të titulluar “Taka”.
Bukuroshja bëri zhurmë të madhe me veshjen e saj në videoklip ku shfaqej si personazhi ‘Cruella’ në filmin “101 Dalmatët”, shkruan “Kosovarja”.
https://www.instagram.com/p/CR7Xf_WIXPk/?utm_source=ig_web_copy_link
Por, edhe pse pritej goxha shumë nga fansat e saj komentet nuk ishin aq pozitive dhe me këtë rast u kuptua që artistja nuk i përmbushi pritshmëritë e ndjekësve të saj kësaj rradhe.
Zhgënjimin e tyre ata e shprehën shumë qartë përmes komenteve në YouTube.
Disa prej tyre u shprehën se iu mungon Tayna e vjetër, disa e krahasuan me këngëtaret e reja nga emisioni, “Perputhen”.
https://www.instagram.com/p/CRbp8HQA5iJ/?utm_source=ig_web_copy_link