Protagonistët e videos së publikuar nga autorët e Vetëvendosjes, duhet të ngrisin padi ndaj autorëve dhe ideatorëve .
Në këtë video bëhet propagandë denigruese dhe linçuese ndaj ish krerëve të qeverisë dhe UÇK-së, të cilët akuzohen për hajni,kriminalitet,krim grupor dhe shkatërrim të shtetit.
Krerët e qeverisjes së dy dekadave në Kosovë, që e nisën procesin e shtetndërtimit të Republikës së Kosovës, nga lufta e vitit 1999, e deri te shpallja e pavarësisë së Kosovës, janë protagonistët e videos së VV-së, në një përpjekje për ta lidhur dështimin e qeverisë Kurti, me Hashim Thacin,Kadri Veselin , Isa Mustafën ,Ramush Haradinajn dhe bashkqeveritarët e tyre qendrorë e lokalë.
Protagonistët e akuzuar në këtë video,nuk mjaftojnë vetëm të reagojnë publikisht për propagandë kundër tyre,por ata duhet ta denoncojnë autorët dhe ideatorët e këtij publikimi.
Në Kosovën e pasluftës, nuk është shënuar asnjë rast i tillë i nxitjes së përçarjes.
Ata që duan të ngulin thikë në unitetin e popullit shqiptar të Kosovës e më gjerë,duhet të dënohen për publikimin e këtij materiali propagandues, ose faktet poseduese t’i adresojë në prokurori.