fbpx

Të burgosurit i gjendet marihuanë gjatë kontrollit të qelisë

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës njofton në raportin 24 orësh se nga zyrtarët korrektues në qëndrën e paraburgimit në Pasjak janë informuar se gjatë kontrollit të qelisë, një të burgosuri i është gjetur dhe konfiskuar 0.25 gram substancë narkotike e llojit marihuanë.

Rasti është duke u hetuar.

“Qendra e paraburgimit, Pasjak 16.07.2023 – 22:30.

Nga zyrtarët korrektues është informuar se gjatë kontrollit të qelisë, të burgosurit mashkull kosovar i është gjetur dhe konfiskuar 0.25 gram substancë narkotike e llojit marihuanë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]