Dje në Kosovë janë konfirmuar edhe 96 raste të reja me koronavirus, duke e çuar kështu në 2 mijë e 590 numrin e përgjithshëm të rasteve pozitive nga fillimi i pandemisë.
Nga ky numër, 1 mijë e 394 janë shëruar, kurse 48 të tjerë kanë ndërruar jetë.
Kështu, numri i rasteve aktive në vend është 1 mijë e 148 sosh.
Komuna më e prekur nga ky virus është Prishtina, me gjithsej 551 raste.
Pastaj vjen Komuna e Vushtrrisë, në të cilën nga 13 marsi janë konfirmuar gjithsej 319 të infektuar, 4 prej të cilëve kanë ndërruar jetë.
Komuna e tretë për nga numri i rasteve pozitive, Prizreni, ka numrin më të madh të të vdekurve nga COVID-19, gjithsej 9 viktima, ndërsa ka 276 raste të konfirmuara pozitive.
Më poshtë gjeni tabelën me të dhënat për numrin e rasteve pozitive dhe vdekjeve për secilën komunë të Kosovës.