Në botën shqiptare të qenit i famshëm nënkupton edhe të qenit “i pa prekshëm”, “ndryshe”, “misterioz”… Shumë të njohur preferojnë të rrinë larg vendeve publike, dhe për këtë kanë një pretekst, thonë: “nuk na lënë të qetë”. Megjithatë, mes fytyrash publike ka edhe të atillë që nuk e kanë problem të pinë kafe në kafiterin e lagjes, të dalin në marketin poshtë banesës për të blerë bukë, apo të ecin në këmbë, pa veturë.
Prezantojmë figurat e njohura që jetojnë zakonshëm, që për modesti diskutohen edhe nga gazetarët.
Çun Lajqi
Aktori Cun Lajqi është personi më modest dhe më i zakonshëm. Fillimin e çdo dite ja përkushton qenit të tij, të cilin e nxjerr në shëtitje në parkun e ri të Dardanisë. Më pas i kryen vetë të gjitha obligimet e mëngjesit, si blerjen e bukës, qumështit, mishti, e gjërave të tilla. Cuni, duket se kënaqet duke jetuar thjeshtë.
Teuta Kurti
Është nga të njohurat që pa pikë problemi i bie rreth e tërthor në këmbë Prishtinës për ti kryer obligimet e saj ditore. E veshur thjeshtë, me syze të mëdha dhe një çantë në dorë, ajo ecë dhe nuk ndalet. Teuta, duket se nuk mendon fare se të tjerët mund të jenë duke e shikuar. Këngëtarja shpesh shihet duke blerë rroba dhe gjëra ushqimore, pa pikë problemi apo kompleksi. Kësaj i thonë “të jetosh me këmbë në tokë”.
Rona Nishliu
Edhe pse vlerësohet aq lartë, gazetarët ja përkëdhelen aq shumë krenarinë dhe i thonë se sa e mirë që është, Rona Nishliu nuk ndryshon, nuk e rriti mendjen, por vazhdoj të jetojë thjeshtësisht. Pra, Rona është yll edhe në thjeshtësi.
Fadil Berisha
Sa më i madh aq më i thjeshtë, edhe kështu mund të përshkruhet sjellja modeste e fotografit me famë botërore, shqiptarit Fadil Berisha. I sjellshëm, i butë dhe kurdoherë i gatshëm për të ndihmuar. Shoqërohet me njerëz të famshëm, të pasur… Në studion e tij shkojnë nga miset e deri tek milionerët, mirëpo ai mbetet Fadili i thjeshtë që gjen kohë dhe mirësjellje për të gjithë.
N.N