fbpx

Të gjitha arsyet pse Restauranti “Mangall” në Janjevë është bërë kaq i famshëm

nga Revista Kosovarja

“Deri sa te numëroj deri në 10-të duhesh me e zgjedh një vend ku po shkojmë për drekë”, po i thotë burri gruas së vet. Dhe, ende pa nisë numërimi, gruaja e bëri zgjedhjen e saj. “Në “Mangall”! Burri u kthye e po thotë: “Ti ja din rendin!”.

Dhe, e vërteta e madhe është që kushdo që zgjedh të shkojë në Restaurant “Mangall” që ndodhet në Janjevë, ja rendin.

Një vend fantastik që në çdo kohë ofron shumë për të parë, e që secila shkuarje atje shndërrohet në një eksperiencë tejet të veçantë.

Ky restaurant tashmë me emër, ofron një ambient të mrekullueshëm. Kudo që të shkon syri, sheh mirë dhe bukur.

Prioriteti i restaurant “Mangall” që gjendet në Janjevë, është mikpritja me dashamirësi, cilësia dhe shija e ushqimit, servirja dhe komoditeti i secilit klient.

Epo, jo rastësisht prej disa muajsh zgjedhja e parë për shumë njerëz është ky restaurant i ri, i cili është bërë atraksion për shkak të ambientit të bukur dhe mbi të gjitha menysë e përgatitjes speciale.

Servirja me elegancë është një tjetër pikë e fortë e “Mangall” që gjendet në Janjevë. Klientët e këtij restauranti janë mëse të kënaqur me mikpritjen, shijen e ushqimeve, pastërtitë absolute dhe enterierin unik të restaurantit.

“Mangall” për ndeja, dreka e darka të pa harruara me familje e miq!

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]