fbpx

Të gjitha detajet nga vaksinimi në Kosovë

nga Revista Kosovarja

Kur dje u shënua rekord i infektimeve në Kosovë, mbi 2000 sosh, Kryeministri Albin Kurti kërkoi nga qytetarët që të vaksinohen. Tha se është detyrë e secilit që ta bëjë një gjë të tillë. Por, sa janë vaksinuar deri tash kosovarët, cilat kategori, nga cilat qytete kanë qenë më të interesuar? Më poshtë gjeni të gjitha statisikat rreth vaksinimit në vend.

Kosova ka arritur që të administrojë 651 mijë e 078 vaksina kundër virusit Covid-19. Vetëm me një dozë janë vaksinuar 203 mijë e 672 qytetarë, teksa me të dy dozat deri më tani janë vaksinuar 223 mijë e 703 qytetarë.

Më së shumti të vaksinuar ka të grupmoshës 41-60 vjeçare. Gjithsej 223 mijë e 499 qytetarë të kësaj grupmoshe janë vaksinuar kundër Covid-19.

Pastaj, prin grupmosha 61-80 vjeçare, me 205 mijë e 834 të vaksinuar, e pasuar nga grup mosha 21-40 vjeçare me 180 mijë e 402 të vaksinuar.

Sipas statistikave të përditësuara të MSH-së, më shumë janë vaksinuar meshkujt, sesa femrat. Gjithsej 53% e të vaksinuarve i përkasin gjinisë mashkullore, teksa vetëm 47% e të vaksinuarve janë të gjinisë femërore.

Sipas MSH-së më së shumti janë vaksinuar të pensionuarit.

Pas tyre janë renditur kategoria e shkruar nga MSH si “amvise”, studentët, të papunësuarit, ekonomistët, infermierët, punëtorët, policë dhe juristët.

Nga vendbanimet, më së shumti doza të vaksinave janë dhënë në Prishtinë, me gjithsej 108 mijë e 712 doza.

Pas Prishtinës, renditet Prizreni me 48 mijë e 432 doza vaksina të dhëna kundër Covid-19, i pasuar nga Gjakova me 46 mijë e 434 vaksina.

Pas këtyre tri qyteteve, sipas të dhënave të MSH-së renditet Ferizaj, Peja, Gjilani, Podujeva, Mitrovica, Vushtrria dhe Suhareka.

Prishtina prinë edhe me numrin e imunizimeve në baza ditore. Mbi njëmijë vaksina, sipas MSH-së po jepen për çdo ditë në kryeqytet.

MSH-ja ka dhënë detaje edhe për imunizimin sipas grup moshave.

Ndërkohë në 24-orët e fundit, nga 10.258 testime, 2.110 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë  kësaj periudhe  janë shënuar 4 raste të vdekjes, teksa janë shëruar 130 qytetarë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]