fbpx

Të gjithë do ”i keni zili” pushimet e Cindy Marinës

nga Revista Kosovarja

Në një kohë ku shumëkush e nisi të premten me synime të reja për shtatorin apo plane të qarta për shkollën e punën, modelja e njohur Cindy Marina, na solli ditën e parë të muajit aromën e ëmbël të pushimeve italiane. Shqiptaro-amerikania bukuroshe, e cila në 2019-n rrëmbeu fitoren në “Miss Universe Albania”, është një figurë e suksesshme jo vetëm në industrinë e modës, por edhe televizionit pasi prej kohësh është prezantuese e Ligës së futbollit italian, Serie A.

Mirëpo kur dritat e stadiumit dhe pasarelave fiken, drandofilli shkodran dëshiron të kalojë kohën me njerëzit e zemrës dhe duket se gjatë këtyre pushimeve u ka dhënë kohë dhe vëmendje të gjithëve.

Së fundmi, ajo ka bërë një postim në Instagram ku ka ndarë disa prej momenteve të bukura që ka kaluar. Sigurisht që fotoja e parë do të ishte me Genarin, të dashurin e zemrës, për të vijuar me imazhet e prindërve dhe familjarëve.

Pavarësisht se është në formë të shkëlqyer, Cindy e dashuron ushqimin, kështu që “pasta e basta” mjafton për të dhe videot flasin vetë. E dimë, ky postim do t’ju zgjojë pak zili brenda vetes për një verë të paharrueshme e plot emocione, por Cindy meriton këto edhe më shumë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]