fbpx

Të martuar prej 25 vitesh, James Hetfield i “Metallica” divorcohet nga gruaja

nga Revista Kosovarja

James Hetfield i “Metallica” dhe gruaja Francesca Hetfield i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre, pasi rokeri ka paraqitur në heshtje kërkesën për divorc.

Burime të afërta mes tyre kanë thënë për TMZ se James u paraqit në Kolorado në fillim të këtij viti për të paraqitur kërkesën për divorc.

Çifti u martuan në vitin 1997 pas pesë vitesh lidhje. Që atëherë ata kanë mirëpritur tre fëmijë, vajzat Cali, 24 vjeçe, Marcella, 20 vjeçe, dhe djalin Castor, 22 vjeçar.

Dyshja thuhet se janë ende në kontakt për hir të fëmijëve të tyre.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]