Psikologë të njohur besojnë se të fshehtat janë torturuese, dhe nëse ato nuk ndahen me njerëz të besuar, apo me dikë që e ndjejmë më afër, mund të jenë fatale për shëndetin tonë mendor.
Një sekret ka aftësinë të rris ankthin, megjithëse kjo varet nga rëndësia e këtij sekreti.
Nëse për vite të tëra do të jetonim me ankthin se dikush do ta zbulojë sekretin tonë, apo se çfarë impakti do të mund të ketë ai, nëse do të mësohet nga njerëzit, kjo do të ishte e njëjtë me zhgënjimin që mund të kishin shumë njerëz nga ky sekret. Kjo, pasi për vite me radhë ideja e fshehjes ju ka çuar në mendime nga më të ndryshmet, që shpesh ju kanë shqetësuar apo ju kanë lënë pa gjumë.
Shumë njerëz i besojnë shprehjes se “asgjë nuk është më sekrete nëse e di qoftë edhe një njeri”, dhe ata kanë të drejtë. Por ndonjëherë mund të ndodhë e kundërta. Njeriu që zgjedhim për t’ia besuar mund të jetë vërtet i tillë dhe nuk do ta ndajë me asnjë tjetër sekretin tonë.