fbpx

Të më duash kur dielli nuk rrezon për mua

nga Revista Kosovarja

Mungesa

Ka gjithmonë diçka që na mungon. Edhe kur mund ti kemi të gjitha, diçka mungon. Është gjithmonë një mungesë, një vend bosh, një hapësirë që nuk mbushet asnjëherë.

Dashuria

Një specialist mund të mbrojë jetën time. Një avokat mund të mbrojë jetën time. Një ushtar mund të luftojë për jetën time, por vetëm ti mund të më japësh kuptimin e vërtetë të jetës. Unë të dua!

Miqtë

“Ndërpreva miqësinë time me dy persona. Me njërin, sepse kurrë nuk më foli për vetën e tij dhe me tjetrin sepse kurrë nuk më foli për vetën time”. Sa të rëndësishëm janë miqtë, çfarë vlere kanë në jetën tonë. A e dimë? A e mendojë? A e çmojmë miqësinë, atë të vërtetën, të pastrën? Mik, të dua për atë që je dhe jo për atë që duhet të jesh, të dua për të folur me ty kur askush nuk dëshiron të më dëgjoj, dua të flas përçart dhe të më kuptosh, dua të bëhem fëmijë me ty. Dua të më pranosh edhe në ditët kur dielli nuk rrezon për mua.

Njeriu

Harrojeni çdo të keqe, lëreni pas lumin e turbullt, gjejeni oazën tuaj të pastër, të bukur. Hapeni zemrën dhe flisni. Harrojeni krenarinë e sëmurë. Harrojeni egon e çmendur. Të qenit dhe të treguarit njeri nuk është e vështirë, s’ka definicion që duhet ditur, nuk është formulë, ekuacion, matematikë. Nderim Neziri

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]