Emri i tij është i njohur, sepse sukseset i ka të mëdha. Egzon Maliqaj, është boksieri i famshëm shqiptar në arenën evropiane e atë ndërkombëtare, me shumë fitore e tituj.
Disa herë në karrierën e tij është shpallur Kampion i Zvicrës në boks, kjo falë aftësisë, teknikes dhe përgatitjes së jashtëzakonshme.
Egzoni ka zhvilluar një mori ndeshjesh sfiduese e me kundërshtar të fortë, ku në fund i është ngritur dora si triumfues, duke bërë krenar mijëra shqiptar, ani pse ka mbrojtur ngjyrat e flamurit zviceran, shkruan “Kosovarja”.
Boksieri Egzon Maliqaj është shpallur dhjetë herë Kampion i Zvicrës, dy herë kampion i Evropës nnë kickboks dhe ka fituar medaljen e e bronztë në Kampionatin e juniorëve në vitin 2008 në Bali të Indonezisë.
Për revistën “Kosovarja”, kampioni i boksit thotë: “Gjithmonë e kam pëlqyer boksin dhe si tetë vjeçar kam filluar te merrem me kickboks, ku kam qenë aktiv deri në moshë 16 vjeç. Në kickboks kam zhvilluar mbi 159 meqe amatore”.
Tutje, zemër luani nga Kosova, që po dëshmohej fuqishëm në këtë sport, ka ndryshuar linjë sportive, duke u kyçur në boksin olimpik, ku ka zhvilluar 130 meqe dhe ka fituar tetë tituj në Zvicër dhe disa medalje evropiane në turne të ndryshme EUBC.
“Ishte një rrugë e gjatë, shpesh e lodhshme, por e bukur dhe inkurajuese. Në vitin 2016 kam boksuar ne Kampionatin Botëror të studentëve në Ciang Mai të Tajlandës dhe kam fituar medaljen e parë të bronztë për Zvicrën në këtë kategori”.
Egzon Maliqaj në boksin profesional ka debutuar në prill të vitit 20018, ku deri më tani ka zhvilluar tetë meqe me shtatë fitore dhe një barazim, që është një bilanc dhe sukses i jashtëzakonshëm për të.
Maliqaj tregon se pandemia kishte paralizuar të gjitha meqet e parapara dhe aktivitetin e tij në boks. “Pas pauzës së koronës, ku ishin anuluar të gjitha meqet, do të rikthehem në ring me 24.10.20 në Bazel të Zvicrës. Ky do të jetë meqi im i nëntë në boksin profesional. Me ekipin tim, po planifikojmë të boksojmë në dhjetor të këtij viti për ndonjë titull internacional”, thotë boksieri shqiptar.
Ndonëse një nga ikonat e gjeneratës së re në boksin evropian, Egzon Maliqaj është shembulli i njeriut modest, familjar dhe patriot. Ai, nuk e ka mohuar asnjëherë origjinën e tij, madje e tregon me shumë mburrje e krenari.
Siç kuptojmë, boksieri Egzon Maliqaj, është i diplomuar në fakultetin e Zvicrës si inxhinier i makinerisë. Jeton me prindërit, bashkëshorten Ofelijen dhe djalin e tyre Lorisin.
“Jam njeri familjar dhe kohën e lirë e kaloj me personat më të dashur për mua. Nuk e harroj asnjëherë vendlindjen dhe vij në Kosovë deri në dy herë në vit”, thotë kampioni.