fbpx

Të paktën 29 persona të vrarë në sulmet izraelite në Gaza

nga Revista Kosovarja

Agjencia e lajmeve Reuters raporton se të paktën 29 persona janë vrarë në sulmet ajrore izraelite në Rripin qendror dhe verior të Gazës të shtunën dhe gjatë natës, duke cituar mjekët.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) filluan një tjetër ofensivë në Jabalia një javë më parë, duke thënë se Hamasi u përpoq të “rivendoste” infrastrukturën e tij atje, transmeton Klankosova.tv.

Rreth 150 palestinezë janë vrarë atje gjatë javës së kaluar, sipas zyrtarëve shëndetësorë në Gaza.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]