fbpx

Të paktën pesë persona u vranë dhe 49 u plagosën nga tërmeti që goditi Iranin

nga Revista Kosovarja

Të paktën pesë persona u vranë dhe 49 u plagosën nga një tërmet me magnitudë 6.1 që goditi pjesën jugore të Iranit mëngjesin e së shtunës.

Dy me magnitudë 6.3 dhe 6.1, pasuan tërmetin e orës 2 të mëngjesit që rrafshoi fshatin Sayeh Khosh pranë bregut të Gjirit të Iranit në provincën Hormozgan.

Pesë fshatra mbetën pa energji elektrike pasi shtyllat e tensionit të lartë u dëmtuan rëndë. 75 forca operacionale të shpëtimit, 12 automjeteve operacionale dhe ekipe emergjente janë të pranishme në zonat e prekura nga tërmeti.

Lëkundjet u ndjenë në Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreinin, Omanin, Pakistanin, Katarin dhe Afganistanin. Televizioni shtetëror iranian bëri të ditur se 150 lëkundje kanë goditur pjesën perëndimore të Iranit gjatë muajit të kaluar. Në vitin 2003, një tërmet me magnitudë 6.6 në provincën Kerman vrau 31,000 njerëz dhe rrafshoi qytetin antik të Bam.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]