fbpx

“Të pandershme akuzat”, Konjufca i reagon edhe një tjetër deputeti të LVV-së për gjuhen përçmuese ndaj komunitetit LGBT+

nga Revista Kosovarja

Kryeparlamentari Glauk Konjufca i ka reaguar edhe një tjetër deputeti të LVV-së, Gramos Agushollit, i cili përveç që tha se do të votojë kundër Kodit të ri Civil – i cili do t’i jepte mundësi realizimi në të ardhmen të drejtës së pjesëtarëve të komunitetit LGBT+ që të mund të martohen me kë të duan ata – iu kërkoi edhe deputetëtve tjerë të veprojnë njësoj.

Agusholli foli fjalë të rënda për homoseksualët, duke i paraqitur si persona që e shkatërrojnë familjen.

Kur e kreu fjalën, Konjufca tha se akuzat e tij janë të pandershme.

“Unë mendoj që është e pandershme t’i akuzoni për shkatërrimin familjesh ata që e kanë ndarë mendjen që të votojnë për këtë projektkod civil. Mendoj që është akuzë shumë e rëndë dhe e pandershme”, tha kryeparlamentari.

Më herët, Konjufca i reagoi edhe deputetes së LVV-së, Labinotë Demi-Murtezi, e cila përdori fjalë të rënda për homoseksualët.

Demi-Murtezi e përmendi “mbrojtjen e moralit dhe shëndetit publik” për ta arsyetuar votën e saj kundër.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]